Izraeli avancon në operacionin tokësor në Liban, IDF jep urdhrin për evakuimin e plotë të banorëve
Në luftën e spiunazhit që ka shpërthyer me Datagate, të gjithë janë
kundër të gjithëve. Sulmi i fundit vjen nga Bashkimi Evropian dhe
objektiv ka Rusinë e Vladimir Putin.
Akuza është shumë e rëndë: gjatë samitit të fundit G20 që u zhvillua në shtator në Shën Pietërburg, krerëve të shteteve dhe qeverive u janë dhënë objekte që në të vërtetë ishin instrumente përgjimi për kompjutera dhe celularë.
Alarmi për shërbimet sekrete të të gjitha vendeve pjesëmarrëse u dha direkt nga Këshilli i Evropës dhe menjëherë filluan verifikimet.
Ishte data 5 shtator, kur në Rusi u mblodh samiti i G20-ës. Në rend të ditës ishte çështja siriane me Shtetet e Bashkuara dhe Francën të vendosura për të goditur regjimin e Bashar al Assad.
Takimi shënohet nga momente tensioni mes presidentëve Barack Obama dhe Vladimir Putin, edhe për vendimin e Moskës për t’i ofruar azil spiunit të “Datagate”, Edward Snowden.
Në përfundim të punimeve, sikurse ndodh zakonisht, delegacionet kanë marrë disa objekte si kujtim. Mes tyre kishte USB për kompjutera dhe kabllo për karikimin e telefonëve celularë.
I pari që u habit nga dhurata ishte presidenti i KiE, Herman Van Rompuy, që me t’u kthyer në Bruksel u kërkoi përgjegjësve të sigurisë që të kryenin kontrolle mbi të gjitha mjetet. Për këtë u kërkua ndihma e shërbimeve sekrete gjermane dhe rezultatet e analizave ishin pozitive.
Në komunikimin zyrtar të transmetuar përmes kanaleve të shërbimeve sekrete, të gjitha shteteve pjesëmarrëse në samit u bëhej e ditur se: “USB-të dhe kabllot ushqyes të celularëve janë të cënueshëm ndaj përgjimeve klandestine”.
“Për këtë arsye kërkohet marrja e masave në rast se këto objekte janë përdorur dhe në rast të kundërt t’u besohen strukturave të sigurisë për kontrolle të mëtejshme”, thuhej në rekomandim.
Top Channel