Gjyqi ndaj atentatorëve të Mandelës

29/10/2013 15:35

Drejtuesi i një grupi të supremacisë së bardhë, hartues i një komploti të dështuar për vrasjen e Nelson Mandelës, u dënua me 35 vite heqje lirie nga një gjykatë në Afrikën e Jugut.

Ish-lektori universitar, Mike du Toit, u shpall fajtor të martën për tradhëti të lartë pasi u provua roli i tij në këtë komplot, në një proces gjyqësor që zgjati nëntë vjet.

Ai ishte udhëheqësi i “Boeremag”-ut, një grup paraushtarak i epërsisë së bardhë.

Në vitin 2002, du Toit tentoi të vriste ish-presidentin dhe nobelistin e Paqes, si pjesë e një plani për të rrëzuar qeverinë e ligjshme të vendit.

20 anëtarë të tjerë të “Boeremag”-ut u shpallën fajtorë për të njëjtat akuza, duke u dënuar me 5-35 vite burgim secili.

Qëllimi i organizatës së drejtuar nga du Toit ishte të “spastronte Afrikën e Jugut nga racat jo të bardha”, për të rikthyer vendin, sipas këtij grupi, në “origjinat e tij të hershme”.

95-vjeçari Mandela gëzon statusin e një legjende të gjallë në Afrikën e Jugut, për rolin e luajtur në luftën për barazi dhe demokraci kundër regjimit të epërsisë së bardhë të njohur si “Aparteiti”.

Gjatë këtij regjimi, babai i kombit ishte një i burgosur politik për 27 vite me radhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA