Buxheti, bisedime në Kongres

29/10/2013 00:00

Demokratët dhe republikanët do të nisin takimet gjatë kësaj jave për të gjetur një ujdi mbi të ardhmen fiskale të Shteteve të Bashkuara.

Në Kongres do të ngrihet një komision dypalësh ku do të përfshihen emra të rëndësishëm të ligjvënësve demokratë e republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat. Komisioni ka për qëllim ngushtimin e dallimeve për buxhetin mes Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga Republikanët dhe Senatit të kontrolluar nga Demokratët.

Ngritja e komisionit u parashikua në marrëveshjen e arritur në fillim të këtij muaji, që i dha fund mbylljes së pjeshme dy-javore të qeverisë federale dhe bëri të mundur ngritjen e tavanit të borxhit. Grupi dypalësh ka kohë deri në mes të dhjetorit për të rënë dakord për një marrëveshje buxheti. Demokratët, përfshirë presidentin Barak Obama, duan të shtojnë taksat për shërbime të brendshme. Nga ana tjetër, Republikanët duan shkurtime të mëtejshme buxhetore.

Mungesa e një marrëveshjeje deri në dhjetor do të rrezikonte një mbyllje të qeverisë në janar, kur skadon afati i buxhetit të tanishëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB