Poloni, ndërron jetë ish-kryeministri Mazowiecki

28/10/2013 16:10

Kryeministri i parë i Polonisë demokratike, Tadeusz Mazowiecki, ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 86-vjeçare.

Ministri i Jashtëm, Radoslaw Sikorski, në një komunikatë zyrtare e konsideroi këtë figurë politike si “një prej baballarëve të Polonisë së lirë dhe pluraliste”.

Mazowiecki ishte një prej nismëtarëve të bisedimeve të hyrë në histori me emrin “Tryeza e Rrumbullakët”, në të cilat liderat komunistë të vendit pranuan ndarjen e pushtetit në vitin 1989.

Ai u shndërrua në kryeministrin e parë pas rënies së diktaturës komuniste, si lider i forcës politike që ai themeloi.

Mazowiecki kryesoi ekzekutivin polak për 15 muaj.

Ai humbi në zgjedhjet e vitit 1990, pas zbatimit të disa reformave të dhimbshme për të rimëkëmbur ekonominë e dërmuar të vendit me 40 milionë banorë.

Në vitin 1992, Mazowiecki u shndërrua në raportuesin e parë special të OKB-së për Jugosllavinë dhe dëshmoi për masakrat e ndodhura atje.

I irrituar nga mungesa e veprimit ndërkombëtar, ai dha dorëheqjen në vitin 1995 në shenjë proteste pas masakrës së Srbrenicës.

Ndonëse i moshuar, ish-kryeministri shërbente nga viti 2010 deri në ditën e vdekjes si këshilltar i presidentit Bronislaw Komorowski.

Me prejardhje nga një familje fisnike, Mazowiecki ishte mbajtës i Legjionit francez të Nderit dhe Kryeqit të Madh të Meritës në Gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA