Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Pak orë pas shpërthimit me lëndë plasëse të automjetit të efektivit të
policisë së Kombinatit Shkurt Toplana, policia ka zbardhur mekanizmin e
ngjarjes dhe ka vendosur ne pranga dy persona.
Sipas Zyres se Shtypit, të arrestuar në kushtet e flagrancës janë 18-vjeçari Renato Kazani banues në Kodër-Kamëz dhe punonjesi i policise ne komisariatin numer pese Shaban Lami, 52 vjeç.
Sipas policise, ka dyshime te forta se atentati, i cili fatmiresisht eshte mbyllur pa demtime ne njerez, ka ndodhur per shkak te nje arrestimi qe komandanti i sherbimeve ne komisariatin e Kombinatit Shkurt Toplana kishte kryer tre dite me pare. Konkretisht, mesohet se Toplana ka arrestuar per akuzen e kundershtimit te forcave te policise djalin e kolegut te tij, i cili kishte kundershtuar patrullen, duke perdorur faktin se ishte djali i nje polici.
Dyshohet se pikerisht per kete arsye eshte inskenuar edhe hakmarrja me shperthimin ne makinen e policit Toplana. Shperthimi i mjetit tip Ford Fiesta ndodhi rreth ores 22 ne Kombinat. Dosja e tyre eshte referuar ne Prokurori si vrasje me dashje e punonjesit te policise, e mbetur ne tentative.
Top Channel