Të përmbyturit kërkojnë dëmshpërblim

18/10/2013 00:00

Familjet e përmbytura në periferi të Tiranës kanë kaluar një tjetër natë në kushte të vështira. Shtëpitë e tyre janë thuajse të pabanueshme, për shkak të vërshimit të ujërave të lumit të Tiranës, që ka nxjerrë jashtë funksionit çdo orendi shtëpiake.

Familjet i kanë vizituar një grup këshilltarësh bashkiak të djathtë, sipas të cilëve situata është tejet e rëndë, ndaj nevojitet bashkërendimi i forcave me qeverinë qendrore për të ndihmuar banorët, fillimisht me ushqimet bazë.

“Këta banorë kanë nevojë për paketën e parë të emergjencës, sot, jo nesër apo pasnesër, por në çast, që ka të bëjë me ushqimet bazë dhe furnizimin me ujë, detergjentë, sapunë, në mënyrë që t’i mbijetojnë kësaj situate, por shumë shpejt qeveria duhet të alokojë ndihma për riparimin e kësaj situate dramatike, e të shpallë jo vetëm me fjalë gjendjen e emergjencës”, tha Ferdinand Poni.

“Praktikisht është një situatë, në të cilën familjet duhet të evakuoheshin që këtu. Në këto kushte nuk bëhet fjalë që fëmijët e të rriturit të jetojnë këtu”, shtoi Myqerem Tafaj.

Përmbytjet në njësinë bashkiake 11 në kryeqytet kanë shkatërruar 694 banesa, me rreth 1 mijë familje, ndërsa janë prekur edhe mbi 50 biznese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA