Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja
Qyteti më i madh verior Shkodra, po e ndien mungesen e fondeve në
shërbimet publike. Në pikëpyetje pastrimi i qytetit nga mbeturinat.
Alarmi per kete siutuate jepet nga kompanite qe pastrojne qytetin qe sipas tyre ka 6 muaj qe nuk eshte levruar fondi nga bashkia per pagat e punetorve. Ne bashki thuhet se problemi nuk i takon me pushtetit vendor qe ka firmosur procedurat e kalimit te fondeve, por qe nuk jane kryer nga ana e thesarit te shtetit.
Aktualisht pagesa e puntorve qe pastrojne qytetin eshte bere nga vete firmat me fondet e tyre, por keto te fundit shprehen se tashme po nuk u levrua fondi do jete e pamundur te jepen rroga dhe per pasoje qyteti rrezikon te mbulohet nga mbeturinat ndaj kerkohet qe bashkia si institucion pergjegjes te nderhyje.
Qyteti i Shkodres eshte nder qytetet me taksen me te larte ne shkalle vendi per pastrimin, rreth 6 mije leke por pavarisht kesaj ky qytet po rrezikon te mbete pa sherbimin me thelbesor ate te pastrimit.
Top Channel