Kukës, rrezikohet nga rrëshqitjet e tokës banesa
18/10/2013 00:00
Katër anëtarë të një familje në fshatin Kolesjan te komunes Bicaj të
Kukësit janë të rrezik pasi banesa e tyre rrezikon të shembet për shkak
të rrëshqitjeve të tokës.
Kryefamiljari Hekuran Bulica thotë se si pasojë e një termeti të rënë në fshat dy vite më parë banesa e tij është plasaritur dhe se nga erozioni i tokes dhe reshjet e shiut banesa rrezikon shembjen.
Në rrethin e Kukësit janë rreth 20 fshatra ku ka rreshqitje massive toke dhe cdo vit shtohet numri i banesave te rrezikuara.
Top Channel