Qeveria britanike do të miratojë një ligj të ri për të mundësuar dhënien
e dënimit me burgim të përjetshëm të rasteve më të rënda të trafikimit
të qënieve njerëzore.

Kaq problematik është ky fenomen i skllavërisë moderne, saqë kryeministri Dadiv Cameron ka kryesuar një mbledhje të posaçme me agjencitë e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjit për këtë çështje. Vetëm vitin e kaluar, sipas BBC, është shënuar një rritje prej 25 për qind.

Trafkimi nga Shqipëria, Polonia dhe Lituania ka pësuar një rrijte të madhe. Viktimat shpesh trafikohen për shfrytëzim seksual, punë në ndërtim dhe për të lypur nëpër rrugët e Britanisë.

Top Channel gjatë vitit të fundit ka raportuar shpesh për rritjen e numrit të shqiptarëve që mbërrijnë në Britani për të kërkuar azil për gjakmarrje nga minorenë, apo për femrat që shfrytëzohen për prostitucion.

Ndërkohë, një raport i ri ndërminsiterial konfirmon se trafikimi njerëzor nga Shqipëria ka pësuar një rritje prej 300 për qindë, ndërsa numrat më të mëdhenj të viktimave konstatohen nga Nigeria, Vietnami, Kina, Rumania dhe Shqipëria.

Sipas raportit, viktimat që mbërrijne në Britani detyrohen të punojnë edhe nëpër fermat artificiale të kanabisit nëpër banesa e shtëpi, ndërkohë që shumica e femrave nga Evropa Lindore shfrytëzohen për prostitucion.

Top Channel