Biznese të shkatërruara nga shpërthimi i bombolës së gazit në byrektore, pronari i lokalit: Gjendja katastrofë, mijëra euro dëm Përdorimi i automjeteve të bllokuara apo sekuestruara gjatë ngjarjeve kriminale nga ana e drejtuesve të lartë policorë apo zyrtarëve të ndryshëm duket se do të ketë një fund.
Një urdhër i dale pak ditë më parë nga kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, detyron çdo përdorues të këtyre mjeteve që brenda datës 23 tetor të rikthejnë në pikat e bllokimit 123 makinat që mbahen në përdorim. Edhe pse ky fenomen njihet prej kohësh, për herë të parë nxirret një urdhër i tillë i cili ka dhe një afat të kufizuar kohor.
Duke shkuar edhe më tej, urdhri nuk ua lë në dëshirë zyrtarëve rikthimin e tyre, por ka ngarkuar oficerë të antitrafiqeve të cilët do të gjejnë këto mjete dhe do të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për dorëzimin e tyre.
Alarmi erdhi pas evidentimit të rasteve se pas tërheqjes së makinës nga pikat e bllokimit, automjeti ndryshonte pronar dhe kalonte me akt përdorimi tek një person i tretë, çka shtonte hapësirat që mjeti të përdorej edhe në veprimtari të paligjshme. Gjithashtu, sipas akuzës mësohet se janë evidentuar edhe raste kur makina është përdorur për një kohë të gjatë dhe në momentin kur ka përfunduar procesi gjyqësor dhe ajo duhet të kthehej tek pronari, ka qenë tepër e amortizuar dhe jofunksionale.
Top Channel