Reshjet e dendura të shiut, që kanë rënë gjatë natës së kaluar, kanë
shkaktuar probleme në autostradën Morin-Kukës, pjesë e autostradës
Kalimash-Morin.

Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kukësit” dhjetëra metër kub dhe gurë kanë rrëshqitur nga skarpatat anësore duke zënë pothuajse tërësisht njërën pjesë të korsisë së rrugës.

Kjo situatë është e pranishme në të gjithë autostradën, ku gurët bien në rrugë e ku punonjësit e policisë rrugore detyrohen që t’i lëvizin ato, pasi autostrada nuk ka një kompani e cila mund ta mirëmbajë atë. Drejtuesit e ndërmarrjes së rrugëve, ndonëse nuk prononcohen për mediat, thonë se që nga muaji maj, i këtij viti, autostrada nuk mirëmbahet duke e lënë pothuajse fare në mëshirë të fatit.

Në këtë pjesë të rrugës, konkretisht tek “Rrethrrotullimi i Kukësit”, rrëshqitja e gurëve dhe dherave është një fenomen i përditshëm, sa here që bie shi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta