Drejtesia shqiptare ka shënuar kapitullimin përballë procesit gjyqësor
ndaj Dritan Dajtit. Pas përfundimit të listës së avokateve Kryesisht dhe
pasi kërkesës së gjykates për të gjetur një avokat nuk i është
përgjigjur askush, salla e gjyqit është shndërruar në një sallë teatri.

I pandehuri eshte paraqitur ne sallen e gjyqit dhe me pas eshte larguar duke thene se nuk mund ta zhvilloje gjyqin pa avokat.  

Top Channel nje jave me pare publikoi shkresën, ku per shkak te mbarimit te listes prej 119 avokatesh Kryesisht, Gjykata e Krimeve te Renda beri apel per gjetjen e nje avokati. Por asnje nga marresit e shkreses, as Dhoma Kombetare e Avokatise, as Keshilli i Larte i Drejtesise dhe as Ministria e Drejtesise nuk i jane pergjigjur gjykates.

Deklarata e rradhës e kreut te Gjykates se Krimeve te Renda, me gjithe tonet alarmuese, nuk shqetesoi kend ne kupolen e drejtesise shqiptare.

Por cfare ka ndodhur gjate ketyre dy viteve ne kete proces? Ndersa jane zvarritur njera pas tjetres 242 seanca, zyrtaret e drejtesise ia hedhin fajin njeri-tjetrit.

Nuk dihet ende se sa do te zgjase ende kjo parodi, e cila perveçse nje deshtim per drejtesine, pak nga pak do marre përmasat e nje turpi.

Top Channel