Tropojë, vritet me armë zjarri 60-vjeçari

15/10/2013 00:00

Një 60-vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e të martës në
Tropojë. Sipas informacioneve më të fundit, viktima është identifikuar
si shtetasi Rexhep Hoxha i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e
plagëve të marra.

Mendohet se konflikti për pronën është bërë shkak për vrasjen e 60-vjeçarit. Konflikti mes viktimës dhe autorit të krimit, sipas burimeve policore, ka nisur për ndarjen e plantacioneve me gështenja.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorit të krimit, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Top Channel