Shkodër, rikonstruktohet rruga historike

15/10/2013 00:00

Gjatë përurimit të një rruge në qytetin e Shkodrës, e cila është rehabilituar me fondet e Bashkimi Europian, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi la të kuptohet se rruga e Shqipërisë në marrjen e statusit kandidat  dhe më pas anëtarësimi në BE është i sigurt.

Në fjalën e tij ambasadori i BE-së Ettore Sequi u shpreh se duke investuar në të kaluarën investojmë në të ardhmen. Ambasadori i BE-së lëshoi sinjale pozitive për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Ndërsa Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro e pranishme në këtë aktivitet u shpreh se Ministria e Kulturës dhe qeveria e re do ta ketë Shkodrën në vëmendjen e saj për ta bërë dhe më të bukur.

Me një fond prej  800 mijë euro të Bashkimit Europian, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Shkodrës është bërë i mundur rikonstruksioni i rrugës së Gjuhadolit, një nga rrugët më të  vjetra dhe karakteristike  të qytetit. Në këtë rrugë 450 metra të gjatë është ndërhyrë në fasada, trotuare, ndriçim dhe me kryesorja rruga është shtruar me kalldrëm duke i dhënë pamjen e një rrugë pedonale me vlera historike dhe kulturore.

Top Channel