Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë. Kishte vendosur maskë silikoni Në një kohë kur hidrovori i Talës duhet të ishte në funksion të plotë
kjo ende nuk ka ndodhur e gjasat për të ndodhur shpejt janë të pakta.
Një fakt i tillë e bën situatën tejet problematike dhe nevojën per te nderhyre ne kete hidrovor shume emergjente. Ky konstatim u be edhe nga ministri i Bujqesise Edmond Panaritit pas inspektimit te fushave te Lezhes.
“Eshte kontraktuar dhe pritet së shpejti të vijë një motopompë e fuqishme, ardhja e të cilës do të bëjë që kapaciteti i hidrovorit të shkojë në parametrat teknikë të kërkuar”, tha Panariti.
Ministri i Bujqesise apeloi edhe ndaj drejtuesve te pushtetit vendor per te ndihmuar ne sistemin e kullimit permes hapjes se kanaleve te dyta dhe te treta.
“Nuk është e rëndësishme vetëm që hidrovori të jetë në efektshmëri të plotë, por duhet që edhe komunat që merren me administrimin e kanaleve kullues, të bëjnë punimet mbështetëse”, tha Panariti.
Puna e nisur per rikonstruksionin e Hidrovorit të Tales duhet te kishte perfunduar ne muajin nentor te 2012, ndersa edhe sot nje vit nga perfundimi i afateve, ky hidrovor punon me kapacitet tejet te ulet, e pamundur te perballoje reshjet.
Top Channel