Bashkia e Kukësit ndodhet në vështirësi shumë të mëdha financiare për shkak se taksat dhe tatimet lokale nuk janë mbledhur.

Kukësi eshte dhe nje qytet me papunësi të madhe dhe i varfër. Per zgjidhjen e situates, kreu i Bashkisë Hasan Halilaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit të Kukësit ka deklaruar se për vjeljen e të ardhurave do të kontraktohet nje zyrë permbarimore.

“Bashkia e Kukësit ka një deficit të jashtëzakonshëm në realizimin e të ardhurave, si rezultat i mosvjeljes së detyrimeve nga subjektet shtetërore dhe private. Kemi kontraktuar një zyrë përmbarimi dhe po vijojmë të vjelim të gjitha detyrimet të gjitha detyrimeve që kanë subjektet ndaj Bashkisë”, u shpreh Hasan Halilaj, kryetar i Bashkisë së Kukës.

Në periudhën 8-mujore te ardhurat jane realizuar ne masen 51 %, nderkohe qe nga 75 milionë leke te planifikuara per t’u mbledhur jane arketuar vetem 39 milionë leke te reja. Kjo situate ka ardhur si rrjedhoje e mosshlyerjës se detyrimeve nga biznesi privat por edhe nga institucionet shteterore.

Top Channel