Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë. Kishte vendosur maskë silikoni Një 17-vjeçare me prapambetje mendore është dhunuar fizikisht në qytetin e Durrësit, ndërsa policia është duke hetuar.
Hetimet për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje” kanë nisur pas denoncimit të bërë nga babai i vajzës, nje 43-vjeçar me banim në Tiranë.
Sipas tij, të premten, në ambientet e Shkollës Speciale të Fëmijëve me Probleme të Lehta Mendore në Durrës është dhunuar vajza e tij, nxënëse e klasës së 7-të. Në shkollën ku është konstatuar fakti kabineti i pirografisë, ku ka zhvilluar orën e parë të mësimit vajza, qëndron i mbyllur, ndërsa drejtuesja e shkollës e tronditur shprehet se pret që organet kompetente të zbardhin atë që realisht ka ndodhur me vajzën.
“Asnjë nga stafi nuk ka parë, prandaj kjo është edhe enigma më e madhe që unë nuk po arrij ta gjej. Unë dua që organet kompetente të thonë fajin e atyre dhe të gjëjnë fajtorin. Kam katër vjet në këtë shkollë dhe nuk ia fal askujt të shkelë mbi imazhin e shkollës”, thotë drejtoresha Arta Cercizi.
Nga të dhënat hetimore të grumbulluara deri tani, sipas policisë, rezulton se dëmtimet fizike janë shkaktuar gjatë pushimit mes orës së parë dhe të dytë të mësimit në shkollë, por askush në këtë shkollë nuk di të thotë çfarë ka ndodhur realisht me vajzën.
Fillimisht policia nuk ka nisur procedim penal, duke e konsideruar një dëmtim aksidental atë të 17-vjeçares në ambientet e shkollës. Pas Shërbimit Social, ditën e hënë pranë shkollës dhe qendrës së zhvillimit kanë mbërritur edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit për t’u njohur më nga afër me ngjarjen dhe veprimet e ndërmarra nga drejtuesit e dy institucioneve, atij rezidencial dhe atij shkollor.
Top Channel