
Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur paraditen e së martës në Lushnje.
Aksidenti ndodhi në aksin Pushimi i Shoferit-Këmishtaj ku 60 vjeçari, Pilo Velo ishte duke udhëtuar me një motor në momentin kur është përplasur me një automjet tip Ëolksvagen me targa AA 971 GB.
Si pasojë e përplasjes 60-vjeçari është rrëzuar në një kanal që ndodhej buzë rrugës dhe është dërguar nga kalimtarët me urgjencë në Spitalin e Lushnjes ku dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë si pasojë e plagëve të marra.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Nga hetimet e para mësohet se shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e lëvizjes nga ana e viktimës si dhe lagështia në rrugë.
Top Channel