Një shpërthim i fortë ndodhi paraditen e sotme në ambientet e brendshme të rafinerisë së naftës në Ballsh.

Per pasoje tre persona jane plagosur nje prej te cileve ne gjendje te rende. Pas shperthimit ne uzine mberriti policia, e cila konstatoi se shperthimi ndodhi ne nje depozite bitumi ne te cilen ishin duke punuar tre persona.

Per shkak te saldimeve, gazi qe ndodhej brenda depozites shpertheu duke demtuar depoziten dhe duke plagosur tre punonjesit e rafinerise. Deshmitaret qe pane shperthimin tregojne per ngjarjen.

Puna ne rafineri eshte nderprere ndersa policia ka marre ne pyetje deshmitaret dhe inxhinieret per te mesuar arsyet. Eshte duke u hetuar ne lidhje me mosrespektimin e rregullave te sigurimit teknik ose dhe te nje pakujdesie gjate punes.

Top Channel