Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë. Kishte vendosur maskë silikoni
Arrest me burg është masa që Gjykata e Faktit në Fier ka dhënë për
22-vjeçarin, që akuzohet se rrëmbeu një 9-vjeçare në
lagjen ‘Konferenca e Pezës’.
Megjithese 22-vjeçari nuk e ka pranuar akuzen, gjyqtari ka vendosur masen e sigurise arrest me burg. Seanca per masen e sigurise se 22-vjeçarit Binjaku ka zgjatur me shume se nje ore dhe u zhvillua me dyer te mbyllura.
Avokati mbrojtjes i 22-vjecarit kerkoi zhvleresimin e arrestimit dhe lirimin e klientit te tij. Alibia e vetme qe ka ngritur i pandehuri eshte se nuk kishte qellim ta rrembente te mituren. Ne keto kushte gjykata bazuar edhe ne kerkesen e Prokurorise, se arrestimit i Binjakut ka qene i ligjshem vendosi te mbaje ate ne burg pa afat deri ne përfundim te gjykimit.
22-vjeçari u arrestua te enjten e kaluar ne tentative per te rrembyer nje vajze 9 vjeçe ne lagjen ‘Konferenca e Pezes’. Ndalimi i 22-vjeçarit u be i mundur nga polici Bledar Naçi, i cili se bashku me koleget e tij ndodhej ne nje aksion policor per ndalimin e nje grabitesi.
Top Channel