Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë. Kishte vendosur maskë silikoni
Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka caktuar masen e arrestit shtepiak per mjekët e
akuzuar për korrupsion. Në seancen e zhvilluar për vleresimin e arrestit
dhe dhënien e masës së sigurimit personal për mjeket e arrestuar nën
akuzen e korrupsionit, gjykata ka dhene vendimin e saj për t’i lene nen
masen “arrestit ne shtepi me detyrim paraqitje”.
Seanca fillimisht eshte zhvilluar per reanimatorin nga Pogradeci, Ismail Uzuni ku Prokuroria pasi ka paraqitur nje version te ngjarjes dhe provave ka kerkuar vleresimin si te ligjshem te arrestimit dhe dhenien e mases se sigurimit personal “arrest ne burg”, ndersa mbrojtja ka kerkuar nje mase me te lehte sigurimi me argumentin se i pandehuri nuk perben rrezik shoqeror.
Gjykata ka vendosur per te dy mjeket te konsideroje si te ligjshem arrestin ne flagrance dhe ka lene per ta masen e sigurimit “arrest shtepiak”.
Spitali i Korçës pezullon mjekun
Tre dite pas arrestimit të dy mjekeve, kirurgut te spitalit rajonal ne Korçe Nikolla Nunka dhe reanimatorit nga Pogradeci, Ismail Uzuni ka reaguar Drejtoria e Spitalit të Korçës.
Permes nje deklarate per mediat kjo Drejtori ka denuar aktin e mjekeve ndersa ka njoftuar edhe pezullimin nga puna te kirurgut Nikolla Nunka.
Mjeket Nikolla Nunka dhe mjeku reanimator Ismail Uzuni u arrestuan menjehere pasi kryen nje nderhyrje kirurgjikale te nje paciente nga Drenova ndersa sipas te dhenave ata u kishin kerkuar familjareve 200 000 leke te vjetra per realizimin e kesaj nderhyrje.
Top Channel