Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë. Kishte vendosur maskë silikoni
Gjykata e Tiranës shpalli fajtor Viktor Gushin për 17 akuza dhe e dënoi atë me burgim të përjetshëm.
Akuza më e rëndë që rëndon mbi Gushin është ajo e vjedhjes me pasojë vdekjen e shtetases Leonora Kaloçi, si dhe vjedhjen me pasojë vdekjen e argjendarit Rrapo Sinanaj.
Ndërkohë që në serinë e akuzave për vjedhje bankash dhe pikat e OSSH-së ai u cilësua fajtor nga gjykata për vjedhje në tetë raste për shumën prej 3 milionë e 113 mijë lekë dhe 945 euro, si dhe vjedhjet të mbetura në tentativë në pesë raste.
Viktor Gushi u shpall fajtor edhe për plagosjen e tre shtetasve gjatë tentativave për të kryer këto vjedhje në kohë të ndryshme. Gjykata penale i pushoi atij vetëm një akuzë, atë të armëmbajtjes pa leje, për shkak të amistimit të kësaj vepre për kohën kur është konsumuar kjo vepër.
Top Channel