Një 29-vjeçare, në muajin e 4-t të shtatzanisë është dhunuar fizikisht
nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Porodinë, teksa
një 42-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka dhunuar
bashkëshorten e tij, e cila ishte në pritje të fëmijës së parë të
çiftit.

Sipas te dhenave Apostol Cucllari ushtronte vazhdimisht dhune fizike ndaj 29-vjecares Florenca Cucllari, me te cilen ai ishte martuar rreth nje vit me pare. Familjaret e 42-vjeçarit tregojne se shkak i kesaj situate ka qene konsumi i alkoolit nga ana e 42-vjecarit, i cili vazhdimisht i kerkonte lekë bashkeshortes se tij per te pire duke e dhunuar ate rregullisht.

Vellai i autorit ka pohuar se kjo situate eshte bere e padurueshme per familjen, por sidomos per bashkeshorten e tij.

Sipas te dhenave 42-vjeçari eshte kthyer ne banese ne gjendje te dehur dhe ka nisur te debatoje me nusen e tij shtatzene, ndersa ne nje moment e ka shtyre ate me force duke e rrezuar nga pragu i jashtem i shtepise qe ishte ne lartesine 1 meter. Pas kesaj ngjarje 29-vjeçarja eshte transportuar per ne Shtepine e lindjes ne Korce, ku pasi ka marre ndihmen mjekesore eshte larguar per ne familjen e saj.

Top Channel