Byroja, hetim krimit e korrupsionit

14/10/2013 00:00

Paketa ligjore e sigurisë ka filluar të hartohet dhe mendohet të kalojë në Parlament janarin e vitit 2014.

Byroja e Hetimit ze pjesen me te rendesishme tek kjo pakete, nderkohe, qe edhe Ligji per Garden e Republikes, per gradat ne Policine e Shtetit, si edhe perdorimi i armeve vdekjeprurese nga policia, bejne ne teresi ate ndryshim, qe maxhoranca e te majteve ne pushtet pretendon, permimirësimin e plote te gjendjes se rendit publik ne vend, per te cilen vete socialistet mendojne se eshte nje emergjence kombetare.

Byroja e Hetimit do te jete nje strukture policore, e cila do te thellohet me teper ne ceshtjet e korrupsionit dhe te krimit te organizuar, por do te kete specialistë nga te gjitha fushat, te cilet do te merren ne pune me te drejten e rikthimit ne pozicionet e meparshme ne rastet e hetimeve specifike. Ne varesi edhe te hetimit qe do te kryhet, eksperte te çdo lloj fushe, me urdher te ministrit te Brendshem dhe do te vihen ne dispozicion te Byrose dhe ne perfundim te hetimeve do te kene mundesine e rikthimit ne detyren e meparshme.

Ende grupi i punes, nuk ka percaktuar ne ligj, nese drejtori i kesaj Byroje do te vije nga rradhat e policise, apo do te jete pa grade policore, pavaresisht se eshte nen vraesine e Drejtorit te Pergjithshem te Policise. Çdo lloj çeshtje qe do te referopet nga Byroja ne Prokurori, do t’i perkase krimeve te renda. Byroja do te kete akses per te pergjuar dhe hetuar me kohe te mjaftueshme per te arritur rezultatin e pritur nga kjo strukture e re.

Por per here te pare ne ligjet shqiptare do te ekzistoje edhe koha dhe menyra  kur nje anetar i nje Force te Armatosur ne vend, duhet te perdore arme vdekje prurese. Kjo do te caktonte pergjegjesine sidomos ne polici dhe garde te personave qe do te perdorin arme vdekjeprurese, se ne cilin moment do te qellojne me arme zjarri pa patur probleme ligjore, dhe anasjelltas, kur mbajne pergjegjesi te tille per perdorim te tyre. Ky ligj minimizon çeshtjet gjyqesore sidomos ne ngarkim te policeve, te cilet kane kryer vrasje gjate aksioneve policore.

Top Channel