Kakavijë, sekuestrohen 41 kg marijuanë

12/10/2013 00:00

Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar një sasi prej 41 kg marijuanë gjatë një kontrolli rutinë.

Policia ka ndaluar 20-vjeçarin Mehmet Rrapaj nga Ballshi. Lënda narkotike ishte e fshehur në makinën tip “Seat” të 20-vjeçarit, me targa AA 578 HL. Paraprakisht mësohet se 20-vjeçari kishte krijuar një dhomëz në dyshemenë e makinës, ku kishte futur marijuanën të ndarë në 39 pako.

Sipas policisë së Kakavijës, Rrapaj e kishte kultivuar marijuanën në fshatin ku banonte, në Panahor do ta trafikonte në Athinë. I riu do të përballet me akuzën e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Top Channel