Gjirokastër-Tepelenë, shembet rruga prej reshjeve

12/10/2013 00:00

Aksi nacional Gjirokastër – Tepelenë ka filluar të shkaktojë problemet e
para  në qarkullim për këtë stinë reshjesh duke shembur mbi rrugë 
masive dheu nga shpati i malit.

Në vendin e quajtur Shkalla e Zezë situata duket e rënduar dhe masive të tjerë dheu rrezikojnë shembjen mbi aks. Situata duket se përsërit vetveten prej disa vitesh. Skarpati anësor i këtij aksi nuk është i stabilizuar në një gjatësi pre rreth 2 km ndërsa edhe segmentet e stabilizuara kanë pësuar dëmtime që prej ndërtimit të rrugës.

Kjo rrugë funksionoi me një kalim për orë të tëra gjatë ditëve me reshje dhe duket se paralajmëron probleme për qarkullimin e mjeteve dhe sigurinë për to edhe këtë dimër. Vitin e kaluar i njëjti aks u bllokua për 2 ditë rresht për shkak të masiveve të mëdha të dheut dhe pemëve që u shembën mbi rrugën nacionale.  

Qindra udhëtarë kaluan netët në automjetet e tyre gjatë dy situatave problematike të shënuara vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA