Mësim në shkollën e rrezikshme
11/10/2013 01:50
Shkolla 9-vjeçare në fshatin Plan i Bardhë në Mat është në gjendje alarmante.
Ndërtesa e shkatërruar u shërben 40 nxënësve, që bëjnë mësim në këto ambiente.
Muret janë dëmtuar, çatia po del jashtë funksionit dhe, praktikisht, kjo ndërtesë nuk mund të quhet e denjë për të pritur fëmijët.
Mësuesit e shkollës nuk lejojnë që të filmohet në ambietet e brendshme të shkollës, me arsyetimin se rrezikojnë vendin e punës, nëse komentojnë gjendjen në të cilën punojnë.
Jashtë kamerave, ata tregojnë se shkolla është e mbuluar me eternit, material shumë i rrezikshëm për shëndetin. Ndërkohë që, edhe dyert e dritaret e kësaj shkolle pothuajse nuk ekzistojnë.
Top Channel