Skandali me Jeffrey Epstein, Princi Andrew humb zyratarisht të gjithë titujt dhe dëbohet nga Royal Lodge Egjipti reagoi ashpër ndaj vendimit të Washington-it, për të pezulluar një pjesë të madhe të ndihmës ushtarake, prej 1,3 miliardë dollarë, të alokuar vendit.
Vendimi i Shteteve të Bashkuara pason muaj të tërë paqëndrueshmërie politike në Egjipt, por në Kajro ai është përkthyer si përpjekje për presion dhe si një lëvizje e gabuar e administratës amerikane.
“Nuk do të dorëzohemi kurrë përpara një trysnie të tillë”, tha zëdhënësi i qeverisë egjiptiane, një deklaratë kjo, që ka nënkuptim të qartë se, në marrëdhëniet mes dy vendeve po fryjnë erëra të acarta.
Edhe pse, fillimisht u shpreh se pezullimi i ndihmave për Egjiptin nuk do të çonte domosdoshmërisht ë ndërprerjen e relatave, më vonë John Kerry iu rikthye këtij pohimi duke e theksuar me forcë.
“Qeveria e përkohshme e Egjiptit e kupton fare mirë angazhimin tonë për suksesin e saj. Kjo nuk është një tërheqje nga marrëdhëniet dypalëshe e nuk cënon dëshirën tonë për mbarëvajtjen e ekzekutivit egjiptian. Shtetet e Bashkuara do ta marrin në konsideratë rifillimin e ndihmës, në bazë të arritjeve të Kajros, sa i takon inkurajimit të demokracisë nëpërmjet zgjedhjeve”, tha Kerry.
Presidenti Obama tha muajin e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se qeveria e përkohshme e Egjiptit, e mbështetur nga ushtria, ka “marrë vendime, të cilat nuk janë në përputhje me demokracinë”.
Që atëherë, shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri të qartë se mbështetja e mëtejshme amerikane do të varej nga ndjekja e një rruge më demokratike.
Pakësimin e ndihmës për Egjiptin, administrata amerikane e ka shqyrtuar që prej muajit korrik, kur ushtria vendase rrëzoi nga pushteti presidentin e zgjedhur në rrugë demokratike, Mohamed Morsi.
Shpërthimi i dhunës mes forcave ushtarake dhe mbështetësve të Morsit, si dhe përndjekja e këtyre të fundit, konsiderohen faktorët kryesorë që shtynë Washington-in të ndryshojë politikën e ndihmës amerikane për këtë vend.
Më parë gjatë javës, SHBA vendosi të ndërpresë eksportin e sistemeve të avancuara dhe armatimeve të rënda për Egjiptin, ndërsa ngriu mbështetjen financiare.
Top Channel