Deklarata e Berishës ndaj Ambasadorit Gonzato, PS i drejtohet Komisionit të Etikës, kërkon përjashtimin e kreut të PD me 30 ditë nga Kuvendi Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik vijoi prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Të mërkurën, Inspektoriati ka kryer ndërhyrje me prishjen e 6 objekteve, pika inertesh dhe 5 lavazheve pa leje në rrugën “Qemal Stafa”, në njësinë bashkiake nr.4.
Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Florenc Hoxha tha se këto pika inertesh dhe lavazhe të shembura nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Tiranës ishin totalisht në kundërshtim me ligjin.
Sipërfaqja prej 13 mijë metrash katrorë që këto ndërtime pa leje kishin zënë do t’u kthehet qytetarëve. Zoti Hoxha tha se pas prishjes së tyre, Bashkia do të fillojë procesin e rehabilitimit për t’u kthyer qytetarëve hapësirat e gjelbërta të munguara prej kohësh.
Top Channel