Anulimi i koncensioneve

09/10/2013 00:00

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, deklaroi se qeveria do të shfuqizojë të gjitha koncesionet me shkelje ligjore dhe ato ku nuk është mbrojtur interesi publik.

“Ne nuk do të anulojmë çdo gjë, por çdo gjë që është bërë në kundërshtim me ligjin dhe të mirën publike”, theksoi Ahmetaj.

Gjatë një takimi me anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, zoti Ahmetaj u është përgjigjur edhe bizneseve të riciklimit, të cilët ankohen se qeveria po i falimenton pa të drejtë.

“Do të përputhim legjislacionin me atë të BE-së në mënyrë që industria e riciklimit të jetë në shërbim të ambientit, komunitetit dhe sipërmarrjes”, nënvizoi Ahmetaj.

Në fund, kreu i ekonomisë ka përsëritur edhe një zotimin e qeverisë për shlyerjen brenda një kohë të shkurtër të borxheve që shteti ka ndaj biznesit.

Top Channel