Anulohen lejet e 3 HEC-eve të tjera

07/10/2013 00:00

Qeveria ka anuluar koncesionet edhe për tre hidrocentrale të tjera, të
dhëna nga Qeveria paraardhëse pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Ministria e Energjetikës bëri të ditur se me kërkesë të ministrit Damian Gjiknuri, Këshilli i Ministrave ka anuluar koncesionin e hidrocentraleve Viliq, Kalivar dhe Kolosjan, të cilat ishin miratuar nga Qeveria e demokratëve në 2 gusht të këtij viti.

Paralelisht për të treja këto HEC-e është anuluar dhe bonusi prej dy pikësh që u ishte dhënë shoqërive përkatëse. Sipas njoftimit zyrtar, në të treja këto koncesione ka patur shkelje ligjore, mosrespektim të afateve për dorëzimin e ofertave dhe atyre të ankimimit të operatorëve të pakënaqur.

Për tre rastet e mësipërme, Ministri Gjiknuri ka urdhëruar analizimin e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës. Ndërkohë Ministria njofton se ka shfuqizuar bonuset edhe për dy HEC-e të tjera në procedurë koncesioni, atij të Selca 2 dhe hidrocentralit të Gjergjovinës. Pak ditë më parë, ministri i Energjetikës anuloi koncesionet edhe për 7 hidrocentrale të tjera, të dhëna nga demokratët po pas zgjedhjeve të 23 qershorit dukje e çuar kështu në dhjetë numrin total të koncesioneve të rrëzuara në sektorin e energjetisë elektrike.

Top Channel