Vlorë, sekuestrohet gomonia e drogës
06/10/2013 10:40
Një gomone dhjetë metra e gjatë u sekuestrua të dielën në Rrethin e Vlorës, informoi Policia e Shtetit.
Operacioni i organizuar nga policia kufitare dhe “Delta Force” zgjati për disa orë, nga orët e para pas mesnate, deri në mëngjes.
Për t’i shpëtuar ndjekjes, drejtuesit e gomones u detyruan të braktisnin mjetin lundrues në grykëderdhjen e Vjosës dhe u larguan duke përfituar nga errësira.
Policia ka nisur një kërkim për të arrestuar drejtuesit e gomones, e cila besohet që përdorej nga trafikantë të drogës për të dërguar sasi lëndësh narkotike në Itali.
Top Channel