Korrupsioni, mbeten në burg dy zyrtarët

06/10/2013 12:25

Që herët në mëngjes, rreth ores 7.00, Gjykata e Tiranës i ka komunikuar vendimin e marrë të premten e javës që shkoi, dy prej zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale, të cilët janë arrestuar nën dyshimin e pjesëmarrjes në një skemë korruptive.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Politikave, Ilir Ibrahimi si edhe drejtori i Financave, Besnik Dema, dy të arrestuarit e vetëm të kësaj dosjeje u paraqiten përpara gjykatëses Enkelejda Metaliaj për t’u njohur me vendimin e Gjykates që i lë ata në burg deri në gjykim.

Gjithashtu, është komunikuar edhe për dy të shpallurit në kërkim, ish-Drejtorin e Kabinetit, Klevis Bitro dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Murat Mehmeti masa e sisurisë në mungese me arrest me burg.

Zyrtaret akuzohen për shperdorim detyre dhe korrupsion.

Pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokuroria e Tiranës, njësia “task-force” kishte nisur një hetim të gjerë për të gjithë zyratret ku konstatoi shkelje të rënda nga katër zyrtarë.

Sipas burimeve brenda prokurorisë, priten arrestime te tjera në ditët në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA