
Për ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, kryeministri Edi Rama jep një alarm të rremë për situaten ekonomike në vend.
”Edhe për vitin 2013, në të cilin Rama kërkon me çdo kusht krizë, sikurse u konfirmua nga FMN dhe ministri i tij pak ditë më parë, Shqipëria do ketë rritje ekonomike dukshëm më të lartë nga një vit më parë dhe nga vendet e rajonit”, ka deklaruar Bode.
Ai thotë se Rama kërkon të justifikojë dështimet me premtimet e bëra gjatë fushatës, ndërsa thekson se në kohën e krizës së thellë Shqipëria nuk ra në reçesion.
“Ky është një panik që paralajmëron dështimin e një qeverie të përçarë. Ky është preludi për dyfishimin e taksave. Një situatë e jashtëzakonshme kërkon masa të jashtëzakonshme. Një ogur i zi për tregun, që sipas Ramës do të fillojë nga viti zero”, ka shtuar Bode.
Top Channel