U hodh nga kati i katërt i sanatoriumit, vdes 38-vjeçari

03/10/2013 00:00

Një pacient që u hodh nga kati i katërt i Sanatoriumit ditën e mërkurë, ka ndërruar jetë të enjten në Tiranë.

38-vjeçari Sokol Peshku u vetëhodh dje për shkak gjendjes së rënduar psikike, për shkak se ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit në mushkëri.

Ai u shoqërua për të marrë ndihmën e nevojshme në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra prej rënies nga lartësia dhe përplasjes në tokë dhe ndërroi jetë.

Top Channel