
Banoret e fshatit Memelisht në komunën e Hudenishtit kanë ngritur
shqetësimin e tyre në lidhje me punimet e nisura për shfrytezimin e një
miniere kromi që ndodhet në këtë fshat.
Prej ditesh atje ka nisur puna per hapjen e nje rruge qe do te perdoret nga automjetet per tiu afruar galerise ndersa mbi keta banore bien pasojat e nje pune te papergjegjshme.
Rruga e cila kalon jo me teper se 20 metra ne distance nga keto banesa dhe mbi nje shpat te pjerret eshte rreziku i pare qe kanoset ndersa nuk dihet ende se cfare do te ndodhe me ta kur te nise shfrytezimi i galerise per nxjerrjen e kromit. Sipas banoreve punimet e rruges kane nisur pa u marre asnje mase sigurimi ndersa masivet shkembore kane rene ne oborret e banesave te tyre duke u rrezikuar edhe jeten.
Ky shqetesim eshte ngritur edhe nga komuna e Hudenishtit pasi shqetesimi i banoreve eshte tejet i ligjshem ndersa sipas te dhenave kjo firme ka marre dokumentacionin e nevojshem dhe lejen nga Ministria e Mjedisit pavaresisht kontestimit nga komuna.
Banoret kane apeluar per nje zgjidhje te ketij problemi ose shpernguljen e tyre nga kjo zone dhe punimet qe po u rrezikojne pervec banesave edhe jeten e tyre.
Top Channel