68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat Humelica, pjesë e komunës Cepo në Gjirokastër ishte një ndër furnizueset
kryesore të tregut të qytetit me perime gjatë periudhës së socializmit.
Fshati që mori vendim të zhvendoset i gjithi nga një zonë kodrinore drejt luginës rreth 60 vjet më parë për të krijuar kooperativën e parë, sot e sheh gati të pamundur jetesën në luginë pranë rrugës nacionale vetëm 5 kilometra larg qytetit.
Thimjo Qirici, sot 86 vjec banori i parë që u vendos në këtë fshat, thotë se ata që kanë mbetur për të jetuar në Humelicë mezi përballojnë nevojat e familjeve të tyre. Të gjithë jetojnë prej emigracionit.
Aktualisht në fshat jetojnë 101 familje thotë kreu i këtij komuniteti Grigori. Sipas tij mungesa e ujit për vaditje i ka lënë tokat që u ndanë me 7501 djerrë madje fshati vuan mungesën edhe të ujit të pijshëm. Nëse një ditë emigrantët nga kjo zonë do të vendosin të kthehen për të jetuar në fshat të gjithë besojnë se do të bëhet edhe më keq.
Banorët thonë se nuk kanë pasur vëmendje as prej komunës dhe as prej strukturave qëndrore që i janë drejtuar herë pas here për ta bërë produktive tokën e tyre.
Humelica për shkak të cilësisë së tokës dhe afërsisë me qytetin kultivonte dhe furnizonte dikur me grurë, misër, tërshërë dhe sidomos perime të paktën dy qytete në rajon. Sot cdo familje ka dikë në emigracion, ndërsa 35 të tilla i kanë shtëpitë të mbyllura prej vitesh.
Top Channel