Elbasan, arrestohet polici i burgjeve

03/10/2013 00:00

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga efektivin e burgut të Elbasanit, një 40-vjeçar, banues në Kamëz, Tirane.
Sic
ben te ditur policia, 40-vjecari ka hyre me ambientet e spitalit
Patologjik te Elbasanit duke thyer deren dhe duke kercenuar me jete
njeren prej punonjeseve.

Nga deshmite e dhena ne polici, punonjesja me iniciale B.M, 29 vjece nga fshati Polis i Vogel, ben te ditur se ka pasur nje lidhje me punonjesin e policise, por kur ka mesuar se ky i fundit ishte i martuar, e ka nderprere kete lidhje dhe ka abortuar femijen qe priste prej tij.

Kjo ka bere qe 40 vjecari ta perndjeke dhe ta kercenoje vazhdimisht me jete ate dhe familjen e saj. Tashme policit te burgut do t’i duhet te perballet vepren penale perndjekje, kanosje, shkaterrim prone dhe prishje e rendit dhe qetesise publike.
 

Top Channel