Durrës, sherr me thika, plagosen dy nxënës

03/10/2013 00:00

Dy nxënës kanë mbetur të plagosur me thikë dhe mjetë të forta paraditen e të enjtes në Durrës pas një sherri mes të rinjsh.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të shkollës se mesme “Naim Frashëri” të qytetit bregdetar, ku kanë mbetur të plagosur 17-vjeçari me iniciale E.K. dhe Xh.T.

Ata janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka bërë të mundur arrestimin e autorëve të dyshuar të ngjarjes të cilët janë dy 18-vjeçarët me inicialet G.S. dhe G.XH, të dy banues në Spitallë, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Top Channel