Humbi shikimin gjatë trazirave të vitit 1997, Emiliano Lule përballet më një tjetër emergjencë shëndetësore pas një aksidenti automobilistik Është ndër thesaret më të çmuara të çdo kombi, trashëgimia kulturore. 29-shtatori është dita e saj në Shqipëri dhe një sërë aktivitetesh janë organizuar nga Ministria e Kultures dhe disa prej institucioneve në vartësi gjatë paradites të së dieles.
Njëri prej tyre ishte prezantimi nga ministrja Mirela Kumbaro i portalit shpetothesarin.com, nje menyre me te cilen te gjithe shqiptaret mund te kontribuojne personalisht per te shpetuar thesaret e vendit, nderkohe po diskutohet edhe bashkepunimi i MK me ate te puneve te brendshme per ruajtjen e tyre.
“Në radhë të parë, ky portal synon të shërbejë për sensibilizim e popullsisë, për ruajtjen e trashëgimisë dhe thesareve nga vetë ne. Në radhë të dytë, duke qenë se është portal denoncimi online, me video, foto e tekst, dëmtimet e trashëgimisë, këto denoncime do të jenë të identifikueshme e do t’i raportohen policisë e me strukturat do të jetë objekt i ndjekjeve penale. Kjo është faza e parë që do të ndiqet pastaj me një marrëveshje që në parim jemi dakord me Tahirin, marrëveshje bashkëpunimi për t’u ndërtuar një survejim dhe ndjekje më kontrete e të gjithë qendrave ku kemi trashëgimi që do të jenë të listuara, të identifikuara dhe ku fajtori mos iki më në drejtim të panjohur”, deklaroi Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës.
Ne diten e Trashegimise kulturore kombetare, nje shembull qytetarie ishte ai banorit te Krujes Tomorr Merlika, i cili i dorezoi Drejtorise Rajonale te Kultures ne Tirane, kembanen e Kalase se Krujes, te cilen e kishte ruajtur ne shtepine e tij nga mesi i viteve ’90, pas djegies se kishen ne te cilen ndodhej.
“Ishte një gjë e kalasë dhe jam qytetar, jam krutan e mbi të gjitha jam shqiptar, ndaj kjo është e shtetit dhe duhet ta dorëzoj sepse nuk është pronë e imja e është gjynah ta përvetësoj unë”, deklaroi zoti Merlika.
Me pas, pjese e aktiviteve ishe ekspozita me tematike etnokulturen shqiptare, prane Muzeut Kombetar, ku u ekspozuan mes te tjerash kostume tradicionale nga krahina te ndryshme, stoli e vegla muzikore. Trashegimia kulturore materiale u nderthur me ate shpirterore me kenge dhe valle folklorike.
Top Channel