Nisja e besimtareve në Mekë

29/09/2013 16:45

Besimtaret mysliane janë para një ngjarje të rëndësishme të kalendarit islamik, pelegrinazhit të madh të Haxhit, të cilit çdo vit i bashkangjiten edhe besimtarë  shqiptarë.

Por, për të evituar transmetimin e sëmundjeve infektive, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë vaksinat për të gjithe ata persona që nisen për në Mekë.

“ISHP vaksinon qytetarët që dëshirojnë të shkojnë në pelegrinazhin e Haxhit, me vaksinën e meningo-kokut dhe janë vaksinuar deri tani rreth 300 qytetarë. Të gjithë që do të kenë shenja të temperaturës së pashpjegueshme e vështrësi në frymëmarrje duhet të paraqiten menjëherë përpara organeve shëndetësore si atje edhe në Shqipëri, kurdo herë që shenjat mund të paraqiten”, deklaroi Silva Bino, shede e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP.

Te gjithe  besimtaret jane  keshilluar ne lidhje me menyren e ruajtjes nga semundje te ndryshme infektive per shkak te mbipopullimit dhe te ardhurve nga vende te ndryshme te botes. Kete vit, ne Arabine Saudite u shfaq nje virus i ri, me vdekshmeri te larte.

“Këtë vit është shfaqja e coronavirus që është shfaqur në vendet e lindjes së mesme dhe pikërisht Arabia është vendi me numrin më të madh të rasteve me këtë virus që shkakton sëmundje të rënda me vdekjshmëri tepër të lartë ndaj qytetarët janë porositur të kenë një maskë respiratore, të desinfektojnë duart, etj”, tha Bino.

Besimataret nisin udhetimin etyre drejt pelegrinazhit te Haxhit diten ne 2 tetor dhe te gjithe pervec vaksines jane pajisur me broshura qe permbajne keshilla  higjenosanitare , mbi veshjen dhe peshtatjen me kushtet e motit atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA