Janë rreth 2 500 objektet e përfshira në listen e trashëgimise kulturore materiale. Pjesa më e madhe janë në qytete si Gjirokastra, Berati, Kruja, Durrësi e Tirana, por nuk ka ende nje invetarizim të sakte mbi gjendjen aktuale te tyre.
Në bazë të opinioneve të ekspertevë të fushës, rreth 40% e objekteve te trashëgimise kulturore kombëtare kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.
Por, përpos problematikave, për specialistet nota optimizmi ka për ruajtjen e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për gërshetimin me turizmin kulturor, çka ndikon dhe në ekonominë e vendit.
“Është e rëndësishme të gjendet një strategji që monumentet të kenë një lloj vetfinancimi”, deklaroi Auron Tare. “Duhet të përdoren për restaurime jashtë buxhetit, ndaj është shumë e rëndësishme që të shtrihet sa më shumë të jetë e mundur turizmi kultutor e kështu do të kemi të ardhura të nevojshme për ndërhyrje”.
Per Z. Tare, nje ide eshte dhe planifikimi i studimeve dhe germimeve te reja arkeologjike.
“Nuk mund të vazhdohet më me gërmime pa plan, gërmime për hir të gërmimeve po duhet gërmuar e studiuar në një komponenet më të qetë, nëse një qendër do të nisë të gërmohet do ta bëjë edhe për zhvillim rajonal me komunitetin, që do të ketë përfitimet e tij ndaj këtij trashëgimi”, shtoi Tare.
Një plage qe rendon ne nje pjese te objekteve te trashegimise kulturore, jane ndertimet e objekteve pa leje prane tyre. Si mund te ndryshoje situata?
“Mund të ndryshohet duke bërë planifikime të rrepta, ku një pjesë e ndërtimeve mund të përshtaten në peisazhin historik, por ndërtimet pa leje absolutisht duhet të prishen një herë e mirë, si mesazh që më trashëgiminë s’do të ketë ndërhyrje duke prishur historinë”, shtoi Tare.
Sa i perket trashegimise kulturore shpirterore, ku perfshihen edhe gjuha e krijimtaria popullore, edhe ketu kerkohet mes te tjerash nje inventarizim i gjendjes aktuale, per te pare çfare po humb apo prurjet e reja.
Top Channel