Tiranë, e përplas autobusi, aksidentohet fëmija

28/09/2013 00:00

Një fëmijë i komunitetit rom është aksidentuar rëndë paraditen e së
shtunës, në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, pranë një pike
karburanti.

Burime nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se fëmija i moshës 6 vjeç është përplasur nga një autobus i linjës Kombinat-Kinostudio teksa po kalonte rrugën. Vogëlushi është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes rrugore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta