Tregu i sigurimeve thelloi më tej rënien gjatë muajit gusht. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për 8-mujorin të ardhurat nga primet e sigurimit ranë me 8.4 përqind në bazë vjetore.

Përcaktues në rënie vijon të jetë segmenti jo i jetës i cili për 8 muaj regjistroi një rënie prej 11 përqind, siguritë motorike për përgjegjësi ndaj palëve të treta kanë rënë në tërësinë e tyre me 15 përqind, ndërsa produkti kryesor i tregut, sigurimi i brendshëm motorik ka shënuar një rënie prej 18.5 përqind.

Konkurenca e ashpër mes kompanive për këtë produkt ka bërë që ulja e cmimeve për 2013 të jetë më ndjeshëm se vitin e kaluar. Të ardhurat kanë rënë ndjeshëm, pavarësisht se numri i policave të sigurimit të shitura është rritur me thuajse 12 përqind.

Një ecuri më pozitive po shfaq tregu i sigurimit të jetës që për 8-muaj ka një rritje vjetore prej 12 përqindësh. Ky segment vazhdon të dominohet nga produkti i sigurimit të jetës së debitorit, i lidhur me kreditë bankare.

Top Channel