Komisioni i Ekonomisë/ Braçe kritika për deficitin buxhetor: Investimet publike duhet të jenë tre herë më shumë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi se do të akordojë një
kredi prej 100 milionë euro për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të
Depozitave.
Kredia është në formën e garancisë dhe mund të përdoret nga Agjencia e Depozitave vetëm nëse do të ketë nevojë në rastet e goditjeve të mundshme në sistemin bankar. Në njoftimin për shtyp BERZH thotë se qëllimi i kredisë është të parandalojë dështimin e mundshëm të ndonjë banke dhe izolimin e saj për të mos u shndërruar në rrezik sistemik për gjithë sistemin.
Sipas BERZH kjo kredi përmirëson treguesin e mbulimit të depozitave nga ana e Agjencisë, duke siguruar mbrojtje më të mirë për depozituesit dhe forcuar besimin në sistemin financiar të vendit. Sipas ligjit shqiptar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave garanton në masën 100 për qind të gjitha kursimet e individëve në banka që janë deri në 2.5 milionë lekë. Për BERZH funksionimi i mirë i skemave siguruese të depozitave konsiderohet si element kritik për sistemin financiar duke ndihmuar në rritjen e besimit të qytetarëve tek bankat.BERZH thotë se në Shqipëri, kjo është edhe më e rëndësishme, pasi depozitat janë burimi kryesor dhe dominues i fondeve për bankat shqiptare. “Përmes kësaj kredie të akorduar Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, BERZH kontribuon edhe më shumë në zhvillimin e tregut financiar në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Bankës.
Top Channel