Aksident në Rrëshen-Milot, një i vdekur

22/09/2013 16:00

Një person gjeti vdekjen ndërsa katër të tjerë u plagosën, pasi katër automjete u përfshinë në një aksident të ndodhur rreth mesditës në Rrugën e Kombit.

Policia e Shtetit informoi se aksidenti ndodhi në aksin Rrëshen-Milot, ku për arsye ende në hetim, dy automjete të llojit Mercedes-Benz, një Fuoristradë dhe një Fiat Punto u përplasën mes tyre.

Si rrjedhojë, drejtuesi i automjetit “Fiat”, Bashkim Ramaj humbi jetën drejt transportimit në spital.

Gruaja dhe fëmijët me të cilët ai po udhëtonte, janë transportuar drejt spitalit rajonal të Lezhës, ku gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA