Diplomatë të vendeve të ndryshme europiane dhe Organziata e Kombeve të Bashkuara reaguan me tone të ashpra ndaj Izraelit, pasi trupat e tij ndërhynë për të penguar agjensitë e ndihmave në shpërndarjen e ushqimeve për beduinët në Bregun Perëndimor.
Një diplomate franceze, e cila shoqëronte ndihmat, informoi se ushatarët ishin sjellë ndaj saj në mënyrë brutale, duke e shtrirë me fytyrë në tokë gjatë kontrollit të automjetit.
Më pas ajo ishte urdhëruar së bashku me karvanin humanitar që të ktherhej mbrapsht. Një zëdhënës i Tel Avivit deklaroi se po hetohet nëse diplomatët kanë abuzuar me privilegjet e tyre diplomatike.
Përplasja ndodhi pasi Izraeli vendosi që të ngrinte një vendbanim në një territor në të cilin beduinët pretendojnë që të jetojnë prej shekujsh dhe për këtë arsye refuzojnë që të largohen.
OKB nuk i njeh si të ligjshme vendbanimet që Izraeli ngre në territor të pushtuar palestinez, por Tel Avivit gjithmonë ka sfiduar këtë koncept, duke iu referuar të drejtës së sovranitetit.
Top Channel