Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Kosovën e Re janë në mesin e 9 partive të tjera të cilat u çertifikuan të hënën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjashtë nga ato janë parti, dy nisma dhe një koalicion i pavarur. Numri i partive politike të çertifikuara shkoi në 94 nga gjithësej 103 sa kanë aplikuar për çertifikim.

Partitë politike të cilat kanë emërtimin “Srbija”, sipas zyrtarëve të KQZ-së, janë ende në proces të çertifikimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së fundmi ka arritur një marrëveshje me Policinë e Kosovës, Gjyqësorin dhe Prokurorinë për ndalimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e nentorit të keqpërdoruesve të zgjedhjeve të kaluara, emrat e të cilëve tanimë janë të njohur për autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA