Hyrja në fuqi e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë nuk ka arritur
të zvogëlojë importin e duhanit, madje as konsumin e tij.

Hyrjen në fuqi e këtij ligji, sidomos nenin 9.2, i cili parashikon mosekspozimin e duhanit në pikat e shitjes, pritej të ndikonte në uljen e konsumit, por të dhënat e importit të duhanit tregojnë të kundërtën. Sipas Doganave të Kosovës, importi i duhanit deri në fund të muajit korrik, është rritur me 15 %, nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Statistikat e Doganës tregojnë se në kosovë janë importuar 1 330 ton produkte të duhanit. Ekspertët e ekonomisë thonë se kishin paralajmëruar se masat drastike të këtij ligji nuk do të sjellin rezultate pozitive dhe nuk do të ulin konsumin e duhanit.

Sipas Berat Rukiqit, me këtë ligj, sidomos me nenin 9.2, u dëmtuan vetëm shitësit me pakicë, pasi tani ka rritje të shitjes së duhanit nëpër rrugë, sidomos nga fëmijët. Qytetarët janë të mendimit se me këtë ligj u zvogëlua konsumimi i duhanit, për faktin se konsumimi i tij u ndalua nëpër hapësira të mbyllura.

Top Channel