Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Khan do të jetë përfundimisht këshilltar i qeverisë së Serbisë.

I përfshirë në skandale seksuale dhe procese gjyqësore, Khan paraqet një shpresë për Serbinë në mesin e shumë ndryshimeve, kur qeverisë serbe iu bashkua edhe ish-kancelari i Austrisë, Aflred Guzenbauer.

Sipas zëvendëskryeministrit Aleksandar Vuçiç, Khan do të këshillojë ministrin e Financave, por edhe zëvendëskryeministrin dhe kryeministrin e vendit. Detyra e tij do të jetë rregullimi i borxheve të Serbisë, të cilën sipas analistëve, e pret një skenar grek në rast se nuk reagon shpejt.

Aktualisht Serbia është e ngarkuar me një numër të madh të punonjësve në administratën publike dhe me borxhin prej 26 miliardë eurosh. Kur mediat serbe pyeten Vuçiç se si e arsyetonte Strauss Khan dhe veprimet e tij, Vuçiç bëri një krahasim paksa të çuditshëm.

“Pikaso i madh trajtonte shumë keq gratë dhe fëmijët, kurse njerëzit si Hitleri i donin gratë. Nëse gjykoni nga kjo, mund të gjykoni keq dhe për Strauss Khan“, tha Vuçiç.

Oferta ish-shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar i ishte bërë nga qeveria e Beogradit disa muaj më parë, por vetë ekzekutivi serb ishte në dilemë pasi këshillat e Khan për të dalë nga kriza ekonomike ishin shumë të kushtueshme.

Por situata e rëndë financiare bëri që lidershipi i vendit ballkanas të mendohej mirë dhe të pranonte koston e vendosur nga Khan, që kishte mbetur i papunë pas skandaleve. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA